Gjilan: Menaxheri i ordinancës arrestohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Kronikë e zezë

Gjilan: Menaxheri i ordinancës arrestohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:02
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Gjilan një menaxher të një ordinance private, pasi më datën 2 maj, 2016, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjilan, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, ka bërë simulimin e veprës penale për shkak të dyshimit të arsyeshëm të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Me këtë rast hetuesit policorë në atë kohë kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, sipas Policisë, i dyshuari i tretë, menaxher i një ordinance private, i cili në atë kohë ka qenë jashtë vendit, dje është paraqitur në Polici dhe i njëjti është intervistuar në prezencën e mbrojtësit ku ka mohuar veprën penale.

Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në fund. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat