Digjet autolarja në Komoran

Kronikë e zezë

Digjet autolarja në Komoran

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:41
Zjarr

Një person nga Komorani i komunës së Gllogocit ka raportuar në Polici se mbrëmë i është djegur autolarja.

Në raportin 24 orësh të Policisë, ngjarja raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 22 e 40 ndërsa sipas pronarit autolarja është përfshirë nga zjarri për shkaqe të panjohura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat