Atentati në Elbasan, momentet e largimit të autorit nga vendngjarja (Video)

Kronikë e zezë

Atentati në Elbasan, momentet e largimit të autorit nga vendngjarja (Video)

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 16:39
atentati

Policia e Shtetit ka publikuar një video të momenteve pas atentatit të ndodhur në Elbasan ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës ku ngeli i plagosur ky i fundit dhe një punonjëse policie që ndodhej rastësisht aty pranë.

Në video shfaqen momentet kur autori i krimit largohet me shpejtësi pasi ka qëlluar ndaj automjetit ku udhëtonin shtetasit e sipërpërmednur.

Ai është i veshur me një kostum ngjyrë blu të errët dhe një kapele.

Në videon e regjistruar nga një biznes aty pranë, autori duket se vrapon dhe kokën e mban ulur për të mos u identifikuar.

Policia ka ofruar shpërblim 20 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin.

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat