72-vjeçari i merr jetën e vetes në Pejë

Kronikë e zezë

72-vjeçari i merr jetën e vetes në Pejë

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 15:10
Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se sot në orën 12:05 ka pranuar një informatë se një person mashkull në breg të lumit “Lumbardh” në Pejë është plagosur me armë zjarri.

Pasi që i njëjti është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e spitalit të Pejës, stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima, sipas Policisë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, thuhet në njoftim.

“Sot më datë 09.06.2016 rreth orës 12:05 është pranuar informacioni se një person i gjinisë mashkullore në lokacionin ‘te sharra’ breg lumit ’Lumi Bardhë’ ishte i plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes. Viktima S.K.(1944) është bartur me autoambulancë deri në Emergjencen e spitalit rajonal Pejë për t’i afruar tretman mjekësor se kishte shenja jete, por sipas konstatimit mjekësor personi ndërron jetë në ketë spital”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, provave dhe dëshmive të gjetura pranë viktimës, sipas hetimeve preliminare të Policisë, viktima dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat