Durrës, djali plagos me thikë babanë

Kronikë e zezë

Durrës, djali plagos me thikë babanë

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 11:56
Sulmuesi me thikë

Një i moshuar në Durrës është dhunuar fizikisht dhe plagosur me thikë nga djali i tij. Policia arrestoi ditën e djeshme 24-vjeçarin Nikoll Gjergjndreaj pasi ushtroi dhunë fizike dhe la të plagosur babanë e tij D. Gjergjndreaj 68-vjeç. Pas mjekimit të marrë në spital i moshuari u rikthye ne banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Noa.al mëson se dhuna fizike dhe plagosja ka ardhur si shkak i problemeve të vazhdueshme familjare, pasi 68-vjeçari e kritikonte vazhdimisht të birin se nuk punonte. Dyshohet se 24-vjeçari kishte dhe çrregullime mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat