Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë ditën e sotme gjatë një konflikti të ndodhur në qytezën Muggio të Italisë. 27-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me armë zjarri në gjoks pas një sherri banal me disa persona të tjerë.
Duke cituar policinë, mediat italiane shkruajnë se nuk përjashtohet as mundësia e një atentati të mundshëm. Ata shtojnë se shqiptari është shtruar me urgjencë në spitalin e Monzës për kurim të specializuar. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00.
Ndërkohë, policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët kanë qenë disa dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.