Grabitja në Rinas, lihen në burg 5 të arrestuarit

Kronikë e zezë

Grabitja në Rinas, lihen në burg 5 të arrestuarit

Më: 4 korrik 2016 Në ora: 17:00
Ilustrim

Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 të arrestuarit e grabitjes së aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 1 milion euro, të cilat po transmetoheshin jashtë vendit.

Me vendimin e marrë sot, punonjësit e ICTS Arben Karafili, Bledar Blloshi, Kujtim Picari, Fadil Jonuzaj si dhe kryetarin e degës Teknike të Aeroportit, Vangjel Nikolla.

Masat u dhanë mesditën e sotme nga gjyqtarja Nazmije Pengili, pasi më herët gjyqtarja Enkelejda Hoxha dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit që kish me avokatin mbrojtës Fatmir Brraka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat