Në Prizren arrestohet një person për “trafikim me njerëz”

Kronikë e zezë

Në Prizren arrestohet një person për “trafikim me njerëz”

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 16:54
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale e veçanërisht realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, pas hetimeve konsistente, sot me 08.07.2016, në Prizren ka zhvilluar një operacion të suksesshëm policor me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R. K. Viti i lindjes (1973) shqiptar.

I dyshuari, i lartëcekur (R.K), është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Trafikim me Njerëz” nga neni 171 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas realizimit të procedurave të intervistimit, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore - Departamenti për krime të rënda në Prizren, dhe me vendim te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat