Ky është versioni i policisë për rastin në Gllobar të Drenasit

Kronikë e zezë

Ky është versioni i policisë për rastin në Gllobar të Drenasit

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 12:30
Aksidenti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë rastit e marrjes së veturës së zjarrfikësve në fshatin Gllobar, komuna e Drenasit lëndime trupore kanë pësuar 3 zyrtarë policor dhe një zjarrfikës.

Sipas PK-së, i dyshuari gjatë intervenimit të njësitit të zjarrfikësve në një rast zjarri, shqiptari nën kërcënimin e armës, i ka detyruar të ndalen dhe më pas ua ka marrë kamionin e zjarrfikësve, ku me vete kishte edhe një fëmijë të moshës 5 vjeçare.

Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit i është gjetur një armë e cila dyshohet të lodër nga plastika,.

I dyshuari është dërguar në spitalin e Neuropsikiatrisë në Prishtinë dhe është nën përkujdesje të Policisë.

“Raportohet se njësiti i zjarrfikësve derisa ishte duke intervenuar në një rast të zjarrit, në rrugë një i dyshuari mashkull K-Shqiptar nën kërcënimin e armës i ka detyruar të ndalen dhe më pas ua ka marrë kamionin e zjarrfikësve, ku me vete kishte edhe një fëmijë të moshës 5 vjeçare. Njësiti policor ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari qëllimisht me kamion e ka goditur veturën e Policisë. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor i cili ka asistuar në rast si dhe një zjarrfikës. Gjatë kontrollit në kamion është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet se është lodër nga plastika. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në spitalin e Neuropsikiatrisë në Prishtinë dhe është nën përkujdesje të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat