Tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Kronikë e zezë

Tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 11:03
ilustrim

Sipas analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se aksidentet janë shkaktuar si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, mosmbajtjes së distancës, por edhe për shkak të gjendjes teknike të automjeteve dhe kushtet e rrugës.

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24orëve të kaluara, 3 persona kanë humbur jetën sipasojë e aksidenteve në trafik në rrugët e Kosovës prandaj referuar këtij numri të shtuar të aksidenteve ajo thotë se ka ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë  në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues dhe veprues.

“Ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetëdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun”, thuhet në komunikatë.

Policia gjithashtu, thotë se në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe kemi ndërmarr masat e nevojshme ligjore  duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor.

Sipas analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se aksidentet janë shkaktuar si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, mosmbajtjes së distancës, por edhe për shkak të gjendjes teknike të automjeteve dhe kushtet e rrugës.

“Por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri”, thuhet në komunikatë.

“Ne apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat, t’u shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që t’u shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni si shqetësim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës poashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe”, thuhet në komunikatë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar gjithashtu 14 aksidente me të lënduar dhe 49 tjera pa lëndime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat