Konfiskohen katër armë dhe arrestohen katër persona të dyshuar

Kronikë e zezë

Konfiskohen katër armë dhe arrestohen katër persona të dyshuar

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:39
Armë

Rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, janë raportuar në lokacione të ndryshme, duke përshirë zonën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt, reagimi i shpejtë policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve ku ishin raportuar të shtënat, ku fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta.

Katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Policia  apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat