Çmenduri në supermarket, italiani dhunon shqiptarin bashkë me qenin

Kronikë e zezë

Çmenduri në supermarket, italiani dhunon shqiptarin bashkë me qenin

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:45
Ilustrim

Një situatë kaotike, me protagonistë një 49-vjeçar italian ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Spezia të Italisë.

Të prekur nga çmenduria e italianit nga Carrara ka qenë edhe një shqiptar.

Rreth orës 22:50 të ditës së djeshme, italiani hyri  në një mini-market që drejtohet nga një persona nga Bangladeshi. Italiani ka kërkuar një birrë, por duke pasur parasysh kohën dhe rregullat, menaxheri nuk ia ka dhënë.

Pas kësaj, italiani morri një shishe me ujë, e hapi, piu paksa dhe më pas e hodhi në dysheme në shenjë hakmarrje dhe shtyu menaxherin, shkruajnë mediat lokale.

Në vendngjarje erdhën edhe efektivët e policisë, por italiani nisi ti fyente edhe ata.

Pranë mini-marketit u mblodh edhe një turmë njerëzish, të cilët nisën të shkrepnin foto dhe të filmonin. Një prej të pranishmëme ishte edhe një burrë me origjinë shqiptare, së bashku me qenin e tij. 49-vjeçari goditi me shpullë në fytyrë qenin dhe i dha një të shtyrë shqiptarit.

Ai u arrestua, por vijoi rebelimin edhe në stacionin e policisë, duke i fyer dhe kërcënuar efektivët.

Pas disa orësh, grindja përfundoi dhe 49-vjeçari u largua nga stacioni i policisë me një denoncim për rezistencë ndaj zyrtarëve publikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat