Detaje/ Babai i tre fëmijëve u vra pas një sherri për femra

Kronikë e zezë

Detaje/ Babai i tre fëmijëve u vra pas një sherri për femra

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 17:13
ilustrim

Një sherr për femra, duket se është motivi i vrasjes së Olsi Kaptinës, mbrëmjen e të dielës në Kamëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Parisi” në një lokal, i cili kohë më parë ishte mbyllur, pasi aty ushtrohej prostitucion.

Lokali ishte rihapur dhe viktima Olsi Kaptina sëbashku me autorin Adil Doci kanë qenë në të njëjtin ambient. Burime sqarojnë se të dy personat e përfshirë në konflikt kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Pas konfliktit verbal mes tyre, 55 – vjeçari Doçi ka qëlluar disa herë me thikë në bark 34 – vjeçarin Kaptina, babain e tre fëmijëve.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza”, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Mëngjesin e të hënës, ai ka gjetur vdekjen.

Policia e Tiranës ende nuk ka dhënë një motiv zyrtarë për ngjarjen e rëndë, por ka sqaruar se po punon për kapjen e autorit Adil Doci, i shpallur në kërkim./Tvklan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat