Në Vlorë, fëmija bie nga kati i katërt i banesës

Kronikë e zezë

Në Vlorë, fëmija bie nga kati i katërt i banesës

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 21:20
Autoambulanca

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë.

Pasi fëmija ka rënë në tokë, ai është marrë me urgjencë për t’u transportuar në spitalin rajonal të Vlorës. Më pas ai është nisur për në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, fëmija i moshës 4-vjeçare mban iniciale J. I., dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte. Ende nuk dihen rrethanat e qarta, por grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat