Vazhdon ‘festimi’ i dasmave me armë

Kronikë e zezë

Vazhdon ‘festimi’ i dasmave me armë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hallaq i vogël në Lipjan është raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën-revole me gas me një karikator me 15 fishekë të cal. 9 mm.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat