Aksidentohen tri vetura në Lipjan, gjashtë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidentohen tri vetura në Lipjan, gjashtë persona të lënduar

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Tri vetura janë përfshirë në një aksident zingjiror sonte në orët e mbrëmjes.

Së paku gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” të Lipjanit, ku tri vetura njëra e tipit Golf2, BMË dhe një mercedes janë përplasur njëra me tjetrën me çrast kanë shkaktuar këtë aksident.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se në mesin e të lënduarve janë ngasësit e veturës dhe pasagjerët, dhe njëra nga veturat mbante targa të Gjermanisë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat