Shqiptarët kapen me drogë në Greqi

Kronikë e zezë

Shqiptarët kapen me drogë në Greqi

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 00:29
Ilustrim

Policia greke sekuestroi 32 kilogramë kanabis ndërsa dy shqiptarë dhe një shtetas grek u vunë në pranga.

Shqiptarët e arrestuar janë një 24-vjeçar dhe një 36-vjeçar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa greku i arrestuar është 40-vjeç. AI është arrestuar në Kastoria në makinën e të cilit u gjet kanabisi që dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.

Më pas, policia arrestoi edhe dy shqiptarët në Kozan. Në dy makinat u gjetën dhe sekuestruan 32 kg kanabis e ndarë në 32 pako. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat