Arrestohen dy persona në Prizren për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Prizren për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 11:32
Ilustrim

Policia rajonale e Prizrenit njofton se pas një hetimi disa ditësh rreth rastit të shkaktimit të rrezikut përgjithshëm që pati ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku u patën lënduar dy persona ka arrestuar dy të dyshuar me mbiemër Laçi.

Sipas policisë, pas intervistave në prani të avokatëve mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar  urdhrin për masën e arrestit policor për dy të dyshuarit.

Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë me gjashtë fishekë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat