Vrasje me armë në Përmet, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Vrasje me armë në Përmet, arrestohet autori

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 22:35
Ilustrim

Një vrasje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Topojan të Përmetit.

Mësohet se shtetasi Kujtim Bejollari, 65vjeç, banues në Durrës, pas një konflikti të çastit ka vrarë me armë gjahu 28-vjeçarin Elidjan Pashaj.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, që bënë të mundur arrestimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat