Gjenden armë në një shtëpi në Istog

Kronikë e zezë

Gjenden armë në një shtëpi në Istog

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 11:36
Ilustrim

Policia ka gjetur disa armë në një shtëpi të një dyshuari në Osejan të Istogut.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarit janë gjetur pesë granata dore, një granatë pushke, një shtytës rakete, dy  karikatorë të pushkës automatike AK-47, një pistoletë TT me tre karikatorë, 9 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe disa dokumente tjera.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat