I riu nga Shkodra kërcënon ish të dashurën se do t’i nxjerrë imazhe intime në internet

Kronikë e zezë

I riu nga Shkodra kërcënon ish të dashurën se do t’i nxjerrë imazhe intime në internet

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 08:37
Ilustrim

Një i ri nga Shkodra denoncohet nga ish e dashura e tij se e ka kanosur për publikim në rrjete sociale të pamjeve intime që kanë pasur gjatë lidhjes së tyre.

Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë Shkodër thanë për noa.al se te Seksioni kundër krimit kompjuterik, vajza me inicialet SH.D, banuese në Shkodër është paraqitur dy ditë më parë dhe ka bërë kallëzim për të ish të dashurin me inicialet E.H.

“Shtetasja SH.D, banuese në Shkodër, ka bërë kallëzim, se E.H, me të cilin ka patur një lidhje intime, e ka kanosur se do të publikojë në rrjete sociale foto që kanë bërë bashkë” – saktësoi policia.

Bëhet fjalë për momente intime që i riu ka kërcënuar vajzën se i disponon dhe do t’i nxjerrë në Facebook.

Policia shkodrane tha se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndërsa shtoi se po punohet për identifikimin e plotë dhe shoqërimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat