Gjilan: Dy meshkuj u rrahën mes vete, përdorën armë zjarri

Kronikë e zezë

Gjilan: Dy meshkuj u rrahën mes vete, përdorën armë zjarri

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje dy meshkuj nga Gjilani pas një përleshje mes veti kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga thika.

“Gjilan 28.07.2016-03:15. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit gjatë një përleshje mes veti kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga thika. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 2 fishekë të kalibrit 9mm, një thikë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalim policor”, thuhet në raportin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat