Prizren, turqit rrahën mes veti për kontinierë të mbeturinave

Kronikë e zezë

Prizren, turqit rrahën mes veti për kontinierë të mbeturinave

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 14:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren raportohet se tre të dyshuar meshkuj turq, pas një mosmarrëveshje lidhur me hedhjen e disa mbeturinave në lagjen e tyre, janë rrahur në mes veti.

Në njoftim të Policisë thuhet se si pasoje e rrahjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa dy të tjerë lëndime të lehta.

“Tre të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal te Prizrenit me ç’rast dy prej tyre janë ndaluar për tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar, me ç’rast dy prej tyre  janë në ndalim policor në spital ndërsa i dyshuari i tretë në ndalim policor në stacion”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat