Valbonë, aksidentohet turistja gjermane

Kronikë e zezë

Valbonë, aksidentohet turistja gjermane

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 22:51
Valbona

Një turiste gjermane është plagosur aksidentalisht në Valbonë. Policia e Tropojës bën me dije  se në vendin e quajtur Kërshi i Odës, në Çerem, është rrëzuar aksidentalisht në pyll shtetasja e huaj  A.D., 48 vjeçe, banuese Hofheim-Gjermani, e cila ndodhej si turiste në Valbonë së bashku me bashkëshortin.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke i dhënë asaj ndihmën e parë. Shtetasja në fjalë është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Civil Tropojë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat