Me silenciator dhe kanabis ne makinë nuk i bindet policisë, arrestohet

Kronikë e zezë

Me silenciator dhe kanabis ne makinë nuk i bindet policisë, arrestohet

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 15:32
Policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Eris Suma, 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur sheshi “Rus” në këtë qytet, ka qenë në drejtim të mjetin tip “Benz” me targë “AA 119 LK”, dhe pasi i është dhënë shenjë ndalimi nga punonjësit e policisë është larguar duke mos u bindur urdhrit për të ndaluar.

Bëhet e ditur se shërbimet e policisë bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një silenciator dhe një qese plastike me 0.6 gram e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat