Historia horror në Itali, babai shqiptar përdhunoi prej vitesh vajzën… për një arsye të çmendur!

Kronikë e zezë

Historia horror në Itali, babai shqiptar përdhunoi prej vitesh vajzën… për një arsye të çmendur!

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 19:57
Ilustrim

Mediat italiane raportojnë për një histori të dhimbshme në një familje shqiptare. Babai, një 54-vjeçar me origjinë nga Shqipëria emrin e të cilit mediat nuk e bëjnë të ditur, akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij për vite me radhë.

Ngjarja sipas Metrololisweb ka ndodhur në Angri në provincën e Saleronos në Itali. Ai është arrestuar tashmë dhe do të përballet para drejtësisë për akuzën e dhunës seksuale dhe abuzimit me të bijën minorene nga vitit 2004 deri në vitin 2011.

Sipas mediave, vajza ka qenë gjashtë vjeç kur babai i saj e ka dhunuar atë me qëlluar me shuplaka në fytyrë, me grushte e shkelma, i përplaste kokën në mur e madje e kërcënonte edhe me thikë.

Ajo që është më e tmerrshme është “arsyetimi” që shqiptari i jepte veprimeve të tij shtazarake: të shikonte nëse vajza e tij ishte e “ndershme” apo nëse kishte pasur raporte me një shok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat