Të shtëna në ahengje, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Të shtëna në ahengje, arrestohen dy persona

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 00:13
ilustrim

Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në ajër gjatë ahengjeve të ndryshme, njëri në Podujevë, kurse, tjetri në Gjilan.

Tek i dyshuari në Podujevë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek. Kurse, nga i dyshuar në Gjilan është konfiskuar një pistoletë me gaz me 3 fishekë të kalibrit 9mm dhe në vend të ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat