Armë dhe drogë, katër të ndaluar në Shkodër

Kronikë e zezë

Armë dhe drogë, katër të ndaluar në Shkodër

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 10:09
Ilustrim

Drogë e armë janë bllokuar sot, në një operacion të policisë së Shkodrës, ndërsa janë arrestuar katër persona dhe një tjetër është në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një hetimi intensiv të ngjarjes kriminale të vendosjes se një sasie lënde plasëse në banesën e shtetasit “H.L”, në fshatin Pentar, Njesia Administrative Dajc Shkodër, ngjarje e ndodhur sot, ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale janë kryer veprimet e poshtëshënur.

“Lidhur me këtë ngjarje pas veprimeve të kryera u arrit të zbulohej dhe të dokumentohej autorësia e kësaj vepre dhe është finalizuar me sukses Operacioni Policor i Koduar “STEP BY STEP”. Në drejtim të dokumentimit të kësaj vepre penale, është finalizuar me sukses Operacioni Policor me dokumentimin ligjor të veprimtarisë së paligjshme të një grupi kriminal, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ; “Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”, “Trafikim të narkotikeve”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një të pesti.”, thuhet në komunikatën e policisë së Shqipërisë.

Shtetasit e ndaluar janë Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,  Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër,  Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues neë Pentar – Shkodër,  David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar – Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit : 5. E.D, 28 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat