Një i ri i futet në shtëpi natën dhe përdhunon 31 vjeçaren

Kronikë e zezë

Një i ri i futet në shtëpi natën dhe përdhunon 31 vjeçaren

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 17:58
ilustrim

Një 31-vjeçare ka bërë denoncim në polici sepse një i ri e ka përdhunuar brenda në banesën e saj. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Laknasit në Tiranë.

Një 22-vjeçar, me inicialet E.K , i shpallur në kërkim nga policia, ka shfrytëzuar mesnatën për t'u futur në banesën e vajzës dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Mësohet se djali ka qenë fqinj i vajzës, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat