Sherr në tragetin e Durrësit, shtetasi nga Kosova plagos 4 malazezë dhe maqedonas

Kronikë e zezë

Sherr në tragetin e Durrësit, shtetasi nga Kosova plagos 4 malazezë dhe maqedonas

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 10:48
Trageti i Durrësit

Një sherr masiv ka ndodhur në tragetin e linjës Ankona-Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Policisë, një shtetas kosovar është konfliktuar me pesë shtetas të huaj, malazezë dhe maqedonas. Për pasojë, kosovari ka plagosur me thikë njërin prej tyre. Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta. Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin kosovar, Altin Hakami, 36 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër. 

Gjithashtu, Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni; Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni; Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e  Zi; Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi. 

Policia thotë se i plagosuri është shtetasi malazez V.M. 28 vjeç.  Ai ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu janë plagosur lehtë shtetasit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe Viktor Krstevski. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat