Humb jetën një punëtor i PTK-së në Ferizaj

Kronikë e zezë

Humb jetën një punëtor i PTK-së në Ferizaj

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 18:04
ilustrim

Sipas Policisë, tashmë viktima ishte duke punuar në një shtyllë telefoni me të cilën është rrëzuar, me ç’rast ka marrë plagë vdekjeprurëse

Punonjësi i PTK-së në Ferizaj, N.Q., 49-vjeçar, ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një shtyllë telefoni.

Sipas njoftimit të Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:00 në lagjen “Vezir Jashari”, tani i ndjeri gjersa ishte duke punuar është rrëzuar për tokë bashkë me shtyllën dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë, përkundër se tani të ndjerit i ishte dhënë ndihma mjekësore ai nuk ka arritur t’u rezistojë plagëve.

Lidhur me aksidentin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e parapare hetimore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat