Turistja 18-vjeçare u afrua ta ndihmonte, ai e theri

Kronikë e zezë

Turistja 18-vjeçare u afrua ta ndihmonte, ai e theri

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 19:50
Turistja

Një turiste 18-vjeçare nga Izraeli, tha se ishte me fat që ishte gjallë, pasi u godit me thikë nga një person i çmendur në sheshin ‘Rusell’ në Londër.

19-vjeçari, një i sëmurë mendor me origjinë nga Somalia, nisi të godiste kalimtarët me thikë.

Ai vrau një grua amerikane, 60-vjeçare, dhe plagosi të paktën pesë të tjerë.

Mes tyre ishte edhe izraelitja Yovel Levkowki, që ishte me pushime në Britani.

Ajo në fakt ishte afruar pranë 19-vjeçarit, që erdhi nga Norvegjia në Britani në vitin 2002, duke menduar se ai ishte viktimë.

Por ajo nuk e dinte se ai ishte agresori.

“Shkova ta ndihmoja, kur ndjeva dhimbje në dorë. Ai më kishte goditur mua,” tha ajo.

“Gruaja që ishte pranë meje, vdiq përpara syve të mi”.

Viktima kishte ulëritur “ai është akoma këtu”, në përpjekje të dëshpëruar në fund të jetës që të ndihmonte të tjerët.

Tetë oficerë policie e vunë poshtë agresorin.

Zyrtarët e policisë thonë se ai është i sëmurë mendor dhe akti i tij nuk ka lidhje me terrorizmin.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar disa përkrahës të ISIS të festojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat