Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 49-vjeçari

Kronikë e zezë

Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 49-vjeçari

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 10:40
Ilustrim

Policia e Shqipërisë në Fier ka arrestuar në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi Ferdinand Serdani, 49 vjeç, banues në qytetin e Fierit.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë, me një armë zjarri pistoletë me vete,  të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjet dhe një armë zjarri automatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat