Plagoset mysafiri në dasmë

Kronikë e zezë

Plagoset mysafiri në dasmë

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 10:41
Ilustrim

(E plotësuar) -  Një mysafir në një aheng familjar në fshatin Shkozë e Prizrenit është plagosur lehtë nga në fragment i predhës së armës së zjarrit.

Sipas Policisë, i plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Kurse, i dyshuari i këtij rasti është vetë dorëzuar në polici dhe i ka sqaruar rrethanat e rastit.

“Është sekuestruar një pistoletë e llojit “Sing Sauer” 9X19mm. Me 46 fishekë. Hetues policorë dhe krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale në Prizren.

***

Në fshatin Shkozë të Prizrenit, në orët e vona të së enjtes një person ka marrë lëndime të lehta nga një fragment i një predhe të armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në një aheng familjar, e i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Policia bën me dije se ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Sing Sauer me 46 fishekë, ndërsa hetuesit policorë ende po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas këtij rasti ka apeluar te qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat