Rrahu motrën medicinale në Vushtrri, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Rrahu motrën medicinale në Vushtrri, arrestohet një person

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:29
ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht një motër midicinale në vendin e saj të punës.

Incidenti sipas viktimës ka ndodhur pasi i dyshuari ishte i pakënaqur me trajtimin që viktima ia kishte bërë nënës së të dyshuarit derisa ishte për kontroll mjekësor.

Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Vushtrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat