Mafia pulieze Sacra Corona Unita bashkëpunim me mafian shqiptare

Kronikë e zezë

Mafia pulieze Sacra Corona Unita bashkëpunim me mafian shqiptare

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 17:21
ilustrim

Grupet mafioze italiane kanë lidhje dhe bashkëpunojnë me trafikantët shqiptare, që mendohet të jenë të hershme edhe për shkak të afërsisë gjeografike dhe njohjes së gjuhës. Ky është konkluzioni i arritur nga Ministria e Brendshme italiane, bazuar nga një raport investigues të bërë nga Drejtoria e Antimafias.  Sipas raportit, mafia shqiptare ka konsoliduar bashkëpunime me klane pulieze dhe se ngarkesa me drogë mbërrijnë në brigjet italiane nga Mali i Zi, Kroacia e Shqipëria.

Mafia pulieze italiane Sacra Corona Unita ka lidhje të hershme me Shqipërinë për shkak të afërsisë gjeografike, përhapjes e njohjes së gjuhës italiane në këtë vend.

Ky është një nga konkluzionet e arritura nga raporti i prezantuar së fundmi nga Ministria e Brendshme në Parlamentin italian dhe  hartuar Drejtoria Investigative Antimafia.

Në këtë raport dokumentohen degëzimet e mafias pulieze në Europë e në kontinentet e tjera.

Shqipëria, thuhet në raport, “është qëndër e mbërritjes së cigareve kontrabandë dhe e drogës së ardhur nga Afganistani. Mafia shqiptare ka konsoliduar bashkëpunime me klane pulieze dhe ngarkesa me drogë mbërrijnë në brigjet italiane nga Mali i Zi, Kroacia e Shqipëria.”

Sipas raportit të Ministrisë së Bredshme italiane përgjatë gjashtë mujorit të dytë të 2016, mafias pulieze Sacra Corona Unita i janë sekuestruar rreth 3 milionë euro të mira materiale e janë lëshuar rreth 229 urdhra arrestimi ndaj personave të konsideruar në lidhje me aktivitetin e mafias pulieze.

Gjithashtu sipas këtij raporti, janë identifikuar në territorin puliez të Salentos e Garganos banda shqiptare, kineze e rumune në lidhje me mafian Sacra Corona Unita.

Pergjatë 6 mujorit të dytë të 2015 edhe pse aktiviteti i Sacra Corona Unita Unita ka hasur në vështirësi për shkak të punës së sukseshme investigative të Magjistruaturës e forcave italiane të rendit, mafia pulieze ka mundur të zhvillojë me sukses biznesin fitimprurës të trafikut të lëndëve narkotike për shkak të sinergjive e bashkëpunimeve të krijuara në Ballkan.

Duke u bazuar dhe në investigimet e kryera nga Agjensia Federale Amerikane FBI, janë identifikuar lidhje të Sacra Corona Unita dhe në SHBA, me eksponentë mafiozë dhe pse të pakët në numër në Illinois, Florida e New York.

Spanja mbetet në Europë baza llogjistike e trafikut të Sacra Corona Unita, ndërsa dhe pse në Gjermani nuk ka struktura të konsoliduara mire, janë dokumetuar lidhje të forta me klanet e mafias pulieze Rogoli- Buccarella, Donatiello, Padovano, Tornese  e Mesagresi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat