Autopsia, turisti rus vdiq nga shoku traumatiko-hemoragjik

Kronikë e zezë

Autopsia, turisti rus vdiq nga shoku traumatiko-hemoragjik

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 13:48
Skafi

Turisti rus, i cili humbi jetën në det në Himarë ka vdekur si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik dhe nga mjetet e forta mprehëse. Ky është rezultati i autopsisë për turistin rus Denis Kaiumov, të cilat u konfirmuan nga burime të Ora News.

Denis Kaiumov humbi jetën disa ditë më parë pas plagëve të shkaktuara nga një mjet lundrues, i cili ishte në pronësi të biznesmenit Fatmir Kuçi.

Kuçi u arrestua me akzën e vrasjes nga pakujdesia, por ai ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë nga spitali pritet ti jepet edhe masa e sigurisë.

Prokuroria do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për vrasje nga pakujdesia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat