Ngjarje e rëndë në Berat, burri tenton të therë gruan dhe djalin

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Berat, burri tenton të therë gruan dhe djalin

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 09:46
ilustrim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Berat ditën e djeshme.

Një 55-vjeçar ka tentuar të therë me thikë gruan dhe djalin.

Mësohet se Fatos Çela ka plagosur gruan e tij Mate Çela dhe djalin 28-vjeçar E.Çela.

Fatmirësisht të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia është telefonuar nga fqinjët dhe ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e sulmit.

Ai akuzohet për “dhunë në familje” teksa ende nuk dihet motivi i këtij konflikti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat