Turistja norvegjeze gjendet e vdekur në një hotel në Sarandë

Kronikë e zezë

Turistja norvegjeze gjendet e vdekur në një hotel në Sarandë

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 10:29
ilustrim

Një turistë nga Norvegjia është gjetur e pajetë në një hotel në qytetin e Sarandës. Sipas policisë turistja 57-vjeçare me iniciale B.F është gjetur e pajetë rreth orës 09:35 të mëngjesit të sotëm 7 gusht.

57 vjeçarja  ka qenë duke pushuar në Sarandë me familjen e saj në hotelin ku u gjet e pajetë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat