Konfiskohet një armë në një lokal të Skenderajt

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë në një lokal të Skenderajt

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia në Skenderaj ka realizuar një urdhër kontroll në një lokal, me ç ‘rast urdhër kontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Policia E Kosovës njofton se urdhër kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në lokalin i cili ndodhet në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj, personat që gjendeshin brenda posedonin armë.

 Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të lokalit ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit pistoletë, e cila ishte hedhur në një kthinë të lokalit, ndërsa më vonë është vetë paraqitur personi i dyshuar A. H., 24 vjeçar, i cili ka pranuar se armën në fjalë e kishte në posedim, për të cilën nuk kishte leje përkatëse.

 Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

 Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat