Të shtëna me armë në Suharekë, një i plagosur

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Suharekë, një i plagosur

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 12:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur, se në fshatin Sopijë të Suharekës, gjatës ditë së djeshme ka pasur të shtëna me armë, ku një persona ka mbetur i plagosur.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarët ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje në tentativë.

Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në Suharekë, ndërsa akoma nuk dihet motivi i rastit.

“Njëri nga të dyshuarit ka dorëzuar armën pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë. Dy  të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit të njëjtit me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat