Identifikohet i riu që u vra me plumb në kokë në Vlorë

Kronikë e zezë

Identifikohet i riu që u vra me plumb në kokë në Vlorë

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 18:19
Policia shqiptare

Policia e Vlorës ka zbuluar identitetin e të riut, që u gjet i vrarë me një plumb në kokë. Ai është Endri Kosteja, 20 – vjeç, banues në fshatin Dorëz të Librazhdit.

Sipas informacioneve, mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:30, një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës.

Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur “Vranisht”.

20 – vjeçari punonte si çoban në stanin e 74-vjeçarit, Sheref Lelaj, banues në fshatin Mesaplik, të Vlorës. I moshuar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij, 34 dhe 46 vjeç.

Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetëvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Policia thotë se po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat