Ndërron jetë punonjësi i OSSHE-së, u qëllua me thikë nga debitori

Kronikë e zezë

Ndërron jetë punonjësi i OSSHE-së, u qëllua me thikë nga debitori

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 21:00
Policia shqiptare

Shkodër- I ka ndërprerë energjinë elektrike dhe çështjen ka synuar ta zgjidhë me anë të thikës. Është ky shkaku i vrasjes me thikë të 55-vjeçarit Zamir Volaj, me detyrë punonjës i OSSHE-së në Shkodër.

Autori i vrasjes është Martin Zefi rreth 47 vjeç, banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër.

Nga sa mësohet, disa ditë më parë Zamir Volaj ka shkuar në banesën e tij në zonën e palleteve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47-vjeçari Marin Zefi kishte ndaj operatorit të shpërndarjes, i ka ndërprerë energjinë elektrike.

Martin Zefi duke qenë se punonjësi i OSSHE-së ka qenë në zonë për efekt pune, ky i fundit është përplasur me 47-vjeçarin, fillimisht duke u konfliktuar e më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Martin Zefit.

Punonjësi i OSSHE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës, nga ku mësohet se ka ndërruar jetë, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit Martin Zefi, i cili është edhe autori i plagosjes.

Në zonën e pallateve të Oblikes ka pasur vazhdimisht konflikte mes banorëve dhe OSSHE-së për shkak se kjo zonë është debitore ndaj operatorit të shpërndarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat