Kanos me armë tre persona në Fushë Kosovë, arrestohet

Kronikë e zezë

Kanos me armë tre persona në Fushë Kosovë, arrestohet

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 10:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura, ka kanosur me armë tri viktimat meshkuj shqiptarë.

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT e cal.7.62mm.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat