Motori përplaset me bordurën plagosen dy të rinjtë nga Kosova

Kronikë e zezë

Motori përplaset me bordurën plagosen dy të rinjtë nga Kosova

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 14:10
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku një motor me të cilin udhëtonin dy të rinj nga Kosova, me banim në Angli është përplasur me bordurën.

Burime nga policia bënë me dije se, rreth orës 11:30, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Qafa e Hartës” Ksamil, motori tip “Yamaha” me targë AM150, për shkak të humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy të rinj.
 
A.D., 27 vjeç, lindur në Kosovë, banues në Angli (drejtuesi i motorit)
U.I., 22 vjeçe, lindur në Kosovë, banuese në Angli.
 
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat