Vushtrri: Arrestohet pasi e bën të bijën për spital

Kronikë e zezë

Vushtrri: Arrestohet pasi e bën të bijën për spital

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 12:23
Ilustrim

Dje pas mesnate në Vushtrri është arrestuar një person për dhunë familjare.

I dyshuari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat