Kapen me drogë e para, dy të arrestuar në Prizren

Kronikë e zezë

Kapen me drogë e para, dy të arrestuar në Prizren

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:45
Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 9.34 gram, një kapsulë ekstazi dhe një mulli për bluarjen e substancës dhe një shumë parash prej 170€.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje në Prizren, derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat