Breshëri armësh mbi një BMW X5, një i plagosur

Kronikë e zezë

Breshëri armësh mbi një BMW X5, një i plagosur

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 22:32
Ilustrim

(E plotësuar) - Të shtëna me armë janë raportuar nga qyteti i Shkodrës këtë mbrëmje, nga ku raportohet për një person të plagosur. Ngjarja u shënua në qendër të qytetit, ku dy automjete i kanë zënë pritë "BMW"-së me targë SB 60 CEA,  në të cilin ndodhej Dorian Shtjefni, ndërsa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij.

I plagosur nga të shtënat, Dorian Shtjefni, ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë për “Shekullin” se është gjetur një pistoletë që dyshohet se i përket Shtjefnit.

Ky i fundit, i plagosur është futur brenda një lokali, që ndodhej 100 metra nga vendi i ngjarjes, për të kërkuar ndihmë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Atentat në Shkodër, breshëri armësh mbi një BMW X5

Një ngjarje kriminale ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër. Bëhet me dije se është qëlluar me armë zjarri ndaj disapersonave që po udhëtonin me një automjet “BMW X5”.

Deri tani dyshohet për persona të plagosur, por nuk ka ende më shumë informacion mbi këtëngjarje të fundit, por mësohet se autorët po udhëtonin me njëautomjet tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat