“Arrest me burg” shqiptarit nga Maqedonia, i akuzuar si pjesëtar i ISIS

Kronikë e zezë

“Arrest me burg” shqiptarit nga Maqedonia, i akuzuar si pjesëtar i ISIS

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 18:52
Ilustrim

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për shqiptarin nga Maqedonia.

Imërli Avmeti me banim në Gostivar u arrestua në kryeqytet pasi dyshohet se ka qenë pjesë e formacioneve të ISIS.

Arrestimi i 46-vjeçarit u bë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Maqedonase.

Mësohet se Avmeti i ka shpëtuar arrestimit një vit më parë në vendin e tij dhe që prej asaj kohe dyshohej se fshihej në Tiranë.

Identifikimi dhe arrestimi i 46-vjeçarit mësohet se është bërë në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat