Memaliaj/Arrestohet polici dhe i biri, transportonin lëndë narkotike

Kronikë e zezë

Memaliaj/Arrestohet polici dhe i biri, transportonin lëndë narkotike

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:33
Ilustrim

Arrestohen babë e bir pasi në makinën me të cilën udhëtonin transportonin 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike.

Automjeti i tyre tip “Benz”, me targa AA 724 KM drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi, 44 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë). Sëbahsku me të udhëtonte edhe djali i tij Irdi Harizi , 22 vjeç.  Autorët janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj.  Burime të policisë bëjnë me dije se Gjolek Harizi punon si polic në burgun e Bënçes, Tepelenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat